dvv international in South East Europe
 
 
Fillimi Njoftime U emërua drejtori i ri i UIL
U emërua drejtori i ri i UIL
20 Maj 2011

Arne Carlsen nga Danimarka u emërua si drejtori i ri UIL nga ana e drejtorit gjeneral të UNESCO-s. Z. Carlsen, drejtor për çështje ndërkombëtare në shkollën daneze për arsimim në Univerzitetin Aarhus në Kopenhagë, ka përvojë të gjatë profesionale në mësimdhënie dhe hulumtim dhe rol udhëheqës në disa iniciativa ndërkombëtare për arsimin gjatë gjithë jetës.

Ai është drejtor ekzekutiv i Aleancës ndërkombëtare të instituteve udhëheqëse të arsimit (IALEI), menaxher i programit europian Erasmus Mundus për master në menaxhmentin dhe politikën për mësim gjatë gjithë jetës si dhe president i qendrës ASEM për arsim dhe hulumtim për mësim gjatë gjithë jetës, që paraqet një rrjet të univerziteteve dhe hulumtuesve aziatik dhe europian. Z. Carlsen është për një kohë të gjatë pjesë e UIL, psh. si anëtar i grupit konsultativ për konferencën e gjashtë ndërkombëtare mbi arsimin e të rriturve (CONFINTEA VI). Ai do të fillojë mandatin e tij nga 1 qershori i vitit 2011.

Z. Carlsen do ta zëvendësojë Adama Ouane nga Mali, i cili do ta kompletojë karierën e tij pothuajse 30 vjeçare me UNESCO-n. Para se të bëhej  drejtor i institutit të atëhershëm për arsim të UNESCO-s (UIE) në vitin 2000, ka punuar në UIE si hulumtues gjatë viteve 1982-1995 dhe në selinë e UNESCO-s gjatë viteve 1995-2000.

Duke i uruar mirëseardhje zotit Carlsen në takimin e bordit udhëheqës të UIL që u mbajt para pak kohësh, Z. Ouane tha "me eksperiencën dhe devotshmërinë e tij të gjatë ndaj arsimit gjatë gjithë jetës, Arne Carlsen është në pozitë të shkëlqyer për ta dërguar më tej punën e UIL për ta bërë realitet arsimin gjatë gjithë jetës. Jam shumë i kënaqur që po e lë institutin në duart e tij të afta."

Z Carlsen tha, "Jam shumë I kënaqur që herët e kam pasur mundësinë ta takoj stafin e institutit dhe bordin udhëheqës. Jam i lumtur që po marr këtë post. Shpresoj në rolin për ta udhëhequr UIL në mandatin e tij qenësor për të krijuar një profil më të lartë për arsimin gjatë gjithë jetës, i cili jam I bindur se është kritik për zhvillimin e individëve dhe shoqërive në gjithë botën."

 
<<<